Duke pasur parasysh situatën e rëndë që ka shkaktuar pandemia globale COVID-19 dhe situatën alarmante që është krijuar në botë e së fundmi edhe në vendin tonë, Shell Kosova ka vendosur të shpërndajë pako ushqimore për qytetarët e Komunës së Malishevës për të ju dal sado pak në ndihmë në këto momente të vështira.
Pakot ushqimore janë shpërndarë në mënyrë të organizuar dhe janë dorëzuar institucioneve të komunës ku i pranishëm ishte edhe vet kryetari i saj.
Mbështetja nga Shell nuk do të mungojë në asnjë aspekt sa i përket përkrahjes së familjeve që kanë probleme ekonomike dhe sociale.
Shell Kosova i bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të mbrohen virusi COVID-19.