
Rekordmeni i Dortmund dridh kundërshtarët.
Ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland, ka dridhur kundërshtarët e tij me deklaratën e fundit.
Që kur u transferua në Bundesliga, në tri ndeshje të luajtura, Haaland ka shënuar shtatë gola për skuadrën e tij.
Këto statistika të norvegjezit kanë vendosur shumë rekorde në kampionatin elitar të futbollit gjerman, Bundesliga, por duket se këto do të jenë vetëm fillimi, duke pasur parasysh deklaratat e lojtarit se ai nuk është akoma në 100% e tij.
“Ishte tejet e vështirë sot (dje), por ishte gjithashtu mirë të luaja nga fillimi. Unë duhet të përmirësohem akoma fizikisht” ka thënë Haaland, transmeton lajmi.
“Akoma nuk jam në 100% tim” ishin fjalët e yllit norvegjez.
Asnjë lojtar në histori të Bundesliga nuk ka shënuar më shumë gola sesa Haalandnë tri ndeshjet e para kampionale.