Sulmuesi i Kosovës po vazhdon me paraqitjet fantastike në kampionatin turk.
Vedat Muriqi vazhdon me paraqitje fantastike te skuadra e Fenerbahces.
Vedat Muriqi ka zënë vend në ekipin e javës në Superligën e Turqisë, falë dy golave që ky i fundit i shënoi në ndeshjen kundër Genclerbirligi Ankaras.
Të premten, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi i ndihmoi skuadrës së tij, Fenerbahces, të sigurojë fitore me rezultat 5:2 kundër Genclerbirigli Ankaras, në kaudër të xhiros së 14-të të Superligës së Turqisë.
Muriqi e shënoi golin e parë dhe të tretë të Fenerbahces në këtë ndeshje, ndërsa u vlerësua me notën 8.8 për paraqitjen e tij. Kjo notë bëri që Muriqi të jetë në ekipin e javës së Superligës së Turqisë, sipas SofaScore.