Shënon rënie numri i veteranëve të rrejshëm

23:22 | 22 Nëntor 2019

Ka rënë numri i veteranëve të rrejshëm.

Numri i madh i veteranëve të luftës ka qenë dhe vazhdon të jetë temë diskutimi në Kosovë.

Shumë dyshime janë hedhur se ka shumë veteran jo të vërtet në lista, shkruan Indeksonline.

Që nga fillimi i vitit 2019, numri i veteranëve ka pësuar rënie.

Sipas statistikave nga ASK, nga 38 mijë e 232 veteran sa ishin në janar, tash janë, 38 mijë e 120 veteran.

Në muajin shtator, shteti i Kosovës i ka paguar veteranët 6 milionë e 298 mijë e 716 euro.

Para 7 muajsh, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim për kërkesën e Prokurorisë lidhur me pezullimin e përkohshëm të pensioneve për 19 mijë e 500 veteranëve të luftës.

Gjykata ka refuzuar këtë kërkesë të Prokurorisë Speciale, deri në përfundimin e procedurës penale.

Komento: