Shënon Xhaka, Zvicra kualifikohet në ‘Euro 2020’

22:41 | 18 Nëntor 2019

Zvicra është kualifikuar në Euro 2020 pas fitores bindëse në udhëtim te Gjibraltari.

“Helvetët” shënuan fitore me rezultat prej 1 me 6, transmeton Koha.net.

Ishte Itten ai që shënoi golin e epërsisë për Zvicrën kur po luhej minuta e dhjetë. Për të asistoi Vargasi.

Më pas epërsinë e dyfishoi Vargas në minutën e 50.

Pas shtatë minutave Zvicra shënoi sërish, këtë herë përmes Fassnachtit.

Vendasit ngushtuan rezultatin përmes Styches, i cili shënoi në minutën e 74.

Por, në vazhdim Zvicra shënoi edhe tri herë. Benito, Itten e Xhaka shënuan tre golat e fundit në këtë takim.

Zvicra kualifikohet në Euro 2020 si e para në Grupin D me 17 pikë, një pikë më shumë se Danimarka që gjithashtu ka prerë biletën për evropian.

Komento: