Shiu përmbyt fushën, shtyhet ndeshja Lecce-Cagliari

23:03 | 24 Nëntor 2019

Është shtyer ndeshja Lecce-Cagliari.

Reshjet e shiut shtyjnë ndeshjen Lecce-Cagliari.

Moti i keq u bë pengesë që sfida mes puljezëve dhe sardëve të mos luhej pasi shirat e shumtë që kishin rënë gjatë ditës së dielë në qytetin kishin përmbytyr stadiumin Via Del Mare.

Gjyqtari Mariani pasi doli në fushë me dy kapitenët për të kontrolluar gjëndjen e saj vendosi të shtyjë sfidë, e cila gjithsesi mund të riluhet të hënën në orën 15:00 nëse kushtet e motit do të përmirësohen, por parashikimet nuk premtojnë diçka të tillë.

Komento: