Mbrojtësi veteran i Real Madridit dhe kapiteni Sergio Ramos ka dalë në mbrojtje të menaxherit nën presion, Zinedine Zidane.
Francezi ka qenë nën presion në rritje dhe raportet e fundit sugjerojnë se një rezultat i dobët në ndeshjen e Champions League UEFA kundër Galatasaray të Martën do të shohë fundin e mandatit të tij të dytë si trajner i Los Blancos, përcjell ORAinfo.
Sidoqoftë, Ramos, ndërsa fliste për mediat para ndeshjes kundër skuadrës turke, e ka mbështetur trajnerin dhe ka pohuar se lojtarët janë pas ish-mesfushorit fitues të Kupës së Botës.
“E gjithë bota e di se të gkithë ne do të qëndrojë me Zidane deri në vdekje,” tha Ramos. “Ne duhet të japim imazhin e një ekipi të bashkuar që i beson trajnerit të tij”./ORAinfo/