Shkarkohen Maldini dhe Boban ?

21:49 | 01 Tetor 2019

Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban raportohet se janë gjithashtu në rrugen e shkarkimit.

Milano ka bërë fillimin e tyre më të keq në një sezon të Serisë A që nga viti 1938 pasi humbi katër nga gjashtë ndeshjet e tyre të para,përcjell ORAinfo.

Gazzetta dello Sport raporton se shefi i Elliott, Gordon Singer ishte në San Siro, ku tifozët u kthyen kundër lojtarëve kuqezinj gjatë humbjes së tyre 3-1 ndaj Fiorentina të Dielën.

Edhe pse Singer nuk do të ishte takuar me Maldini apo Boban pas lojës, gazeta paralajmëron se dy ish-lojtarët janë duke u shqyrtuar për tu larguar së bashku me trajnerin Marco Giampaolo.

Dyshja u kthyen në klub gjatë verës, si pjesë e një riorganizimi prapa skenave pas daljeve të Gennaro Gattuso dhe Leonardo./ORAinfo/

Komento: