
Luciano Spalletti është një nga zëvendësimet e mundshme për trajnerin nën presion të Napolit, Carlo Ancelotti.
Klubi napolitan po konsideron shkarkimin e Ancelottit për shkak të shfaqjeve të dobëta të klubit në ligë,përcjell ORAinfo.
Pas 14 ndeshjeve Napoli është aktualisht e 7-ta në ligë, duke arritur vetëm pesë fitore në këtë kohë.

Klubi tani është 17 pikë larg vendit të parë të Interit, një distancë katastrofike duke konsideruar se klubi ishte një nga ato që duhej të luftonte për titull këtë sezon së bashku me Nerazzurri dhe Juventus.
Për këtë shkak po mendohet shkarkimi i Ancelottin, derisa po kërkohet një trajner të ri./ORAinfo/