Shkarkohet Solskjaer ? Ky është trajneri i ri i United

17:52 | 21 Shtator 2019

Duket se Solskjaer i ka ditët e numëruara te United.

Manchester Unitedi thuhet se është gati të shkarkojë Ole Gunnar Solskjaer dhe ta zëvendësojë atë me trajnerin e Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel.

Sipas mediumit francez Le10 Sport, United po mban shënime për Tuchel nëse Solskjaer nuk arrin ta rikthejë Unitedin në kulmin e futbollit anglez.

Në anën tjetër mediumi anglez talkSport dhe ai francez L’Equipe, pretendojnë më shumë duke thënë se Unitedi madje e ka informuar gjermanin për interesimin e tyre.

Ata gjithashtu besojnë se ish-trajneri i Borussia Dortmundit është në listën e ngushtë të shumë klubeve të mëdha nëpër Evropë.

“Tre ekipe në Evropë e kanë bërë të ditur që ata vazhdojnë ta ndjekin nga afër, ndër të cilët janë edhe Bayern Munich dhe Manchester United”, thuhet në njoftimin e këtyre mediumeve.

Ky bën lajm shqetësues për Solskjaerin pasi 46-vjeçari është vetëm në muajin e gjashtë të marrëveshjes tre vjeçare që ai nënshkroi me Unitedin në muajin mars.

Unitedi këtë sezon me Solskjaerin ka humbur vetëm një ndeshje, por paraqitjet kanë qenë jo-konkurruese, ndërsa Tuchel është nën presion për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve me PSG-në.

Ai mori përsipër PSG-në në verën e vitit 2018 dhe fitoi titullin e ligës në maj, si dhe Kupën dy vjet radhazi.

Komento: