
Pas Emery e Pochettinos, në Premierligë pritet të shkarkohet edhe një trajner sot.
Mauricio Pochettino është trajneri që nisi ‘frymën’ e të shkarkuarve, kur humbi pozitën e tij tek Tottenham Hotspur.
Edhe Unai Emery përcolli fatin e Pochettino, duke u përshëndetur javën e kaluar me skuadrën e Arsenal, pas rezultateve negative.
Kurse, një fat të njëjtë mund ta ketë sot një tjetër trajner i Premierligës, sipas raportimeve të ‘BBC Sports’, transmeton lajmi.
Quique Sanchez Flores është pranë shkarkimit, me bordin e Ëatford që do të takohen për të marrë vendimin e rëndësishëm.
Sanchez Flores ka më pak se tre muaj që ka marrë drejtimin e skuadrës, por rezultatet e tij janë larg pritshmërive.
Watford është në pozitën e fundit në tabelë, me tetë pikë nga 14 ndeshje, dhe me gjashtë pikë larg zonës që mbanë në Premierligë.