Shkëlqeu në ndeshjen ndaj Çekisë, këto janë statistikat e jashtëzakonshme të Alitit

22:18 | 07 Shtator 2019

Kombëtarja e Kosovës sot ka mposhtur Çekinë me rezultat 2:1.

Për tri pikët e Kosovës kundër Çekisë, kontributin më të madh kanë dhënë Fidan Aliti dhe Vedat Muriqi, sigurisht, pa ulur meritat e asnjërit prej luanëve kosovarë.

Statistikat e Alitit ishin të jashtëzakonshme në këtë ndeshje, ndeshje për të cilën ‘Sofascore’ ka vlerësuar lojtarin me 7.7

Më poshtë, lajmi ua përcjell statistikat individuale të qendër mbrojtësit kosovar për këtë ndeshje [kosovanfooty].

Minuta – 90

Pastrime – 10

Gjuajtje të bllokuara – 2

Ndërprerje të aksioneve – 3

Ndërhyrje (të fituara) – 3 (1)

Pastrime nga vija e golit – 1

Duele në tokë (të fituara) – 9 (5)

Duele në ajër (të fituara) – 9 (5)

Prekje – 45

Saktësia në pasime – 17 (81%).

Komento: