Shkurta me fjalë të ëmbla uron Gresë për martesë: Zoti të bekoftë

08:36 | 29 Mars 2019

Shkurte Fejza ka uruar me fjalët më të ëmbla vajzën e saj për martesë.

Gresa Behluli edhe pak ditë do t’i japë fund beqarisë.

Ajo do të martohet nesër me biznesmenin shqiptar, Lulzim Ibrahimi i njohur si zyrtar i lartë i klubit të basketbollit të Z Mobile Prishtina, shkruan lajmi net.

Meqë para pak ditëve ajo mbajti kanagjegjin e saj, këngëtarja, Shkurte Fejza ka publikuar një foto të vajzë gjersa e uron atë.

“E bukura ime, Zoti te bekoft”, ka shkruar Shkurta.

Shkurta dhe Gresa po ashtu atë natë promovuan edhe këngën e re dedikuar njëra-tjetrës.

Komento: