
Aubameyang gati të braktisë Arsenalin.
Pierre Emerick Aubameyang mund të largohet nga Arsenal.
Kapiteni dhe ylli i Arsenalit, është tërhequr nga bisedimet për vazhdimin e kontratës, teksa duket se do të largohet nga klubi, shkruan Mirror, përcjell lajmi.
Sulmuesi ka kontratë edhe 18 muaj me skuadrën nga Londra.
Reprezentuesi i Gabonit, ka qenë i lidhur me Barcelonën muajt e fundit, dhe në fund të sezonit mbush 31 vjeç, teksa dëshiron të sfidojë veten derisa është në formën e tij më të mirë.
Aubameyang te Arsenal është transferuar nga gjermanët e Borussia Dortmund, dhe në 63 paraqitje ka shënuar 42 gola