Shokohet Milan, po i largohet ylli i madh

20:48 | 24 Tetor 2019

Suso do të largohet nga Milani.

Suso, pritet të largohet nga skuadra e Milanit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Tabloidi anglez “The Sun” ka raportuar të enjten se ekipet nga Premier League, West Ham United e Wolverhampton, tashmë kanë bërë oferta për shërbimet e tij. Mësohet se të dyja skuadrat kanë ofruar dëmshpërblim deri në 45 milionë euro për kartonin e spanjollit.

25-vjeçari këtë edicion nuk ka bindur me paraqitjet e tij te Milani dhe pritet të largohet nga “San Siro”.

Ai ka vetëm një asistim në tetë paraqitje në Serie A. Suso është pjesë e Milanit prej vitit 2015 dhe ka kontratë deri në vitin 2022. Ka edhe pesë ndeshje me Përfaqësuesen e Spanjës.

Komento: