Shokohet Valverde, këta janë dy emrat në listën e Barcelonës që pritet ta zëvëndësojnë

20:39 | 26 Tetor 2019

Barcelona ka dy emra në listë.

Barcelona ka tashmë dy emra në listën e emrave që mund të zëvendësojnë Ernesto Valverden në ‘Camp Nou’.

Selektori i kombëtares së Holandës, Ronald Koeman dhe trajneri i PSV Eindhoven, Mark van Bommel janë dy emrat që Barca po i shqyrton.

Sipas raportimeve të ‘AS’, është Koeman prioriteti i Barcelonës si kandidat për stolin, transmeton lajmi.net.
Valverde me shumë gjasë po kalon sezonin e fundit të tij në ‘Camp Nou’, pasi kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni.

Barca kanë edhe opsionin për të zgjatur marrëveshjen me trajnerin, por ata janë gati të bëjnë ndryshime dhe shohin trajnerin holandez si pasuesin ideal.

Si alternativë për Koeman, mediet spanjolle thonë se është trajneri i PSV Eindhoven, Van Bommel.

Komento: