
Menaxheri i Interit, Antonio Conte është i etur të nënshkruajë yllin e Tottenham Hotspur, mbrojtësin veteran, Jan Vertonghen.
Futbollisti belg është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin me qendër në Londrën e Veriut dhe nuk ka gjasa të nënshkruajë një zgjatje të kontratës, përcjell ORAinfo.

Sipas raportit të fundit, Conte është një tifoz i madh i Vertonghen dhe është i prirur të marrë shërbimet e 32-vjeçarit, qoftë në janar, ashtu edhe në verë, si një agjent falas./ORAinfo/