
Shpend Ahmeti ia dhuron Përparim Ramës një tastierë pa shkronjat P dhe R.
Në momentin e dorëzimit zyrtar të detyrës së kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Përparim Rama kanë lëshuar ndaj njëri-tjetrit edhe batuta.
Megjithatë, ajo që ra në sy dhe befasoi të pranishmit, është një dhuratë që Shpend Ahmeti ia bëri Përparim Ramës me rastin e dorëzimit të detyrës së kryetarit të kryeqytetit.
Ai i dha kryetarit të ri të Prishtinës një tastaturë, por në mungesë të dy shkronjave, njofton Klan Kosova.
“Shkronjën P dhe R, ia kam hequr që mos me mund me shkrujt Përparim Rama”, është shprehur Shpend Ahmeti.
Megjithatë, Përparim Rama qe i shpejtë dhe iu përgjigj se “me P dhe R, shkruhet Prishtina”
