Shpërthejnë kriptovalutat, Bitcoini ia then sërish rekordin vetes

09:05 | 09 Nëntor 2021

Kriptovaluta Bitcoin, ka thyer rekord historik të hënën. Kjo valutë digjitale për herë të parë ka kaluar shifrën e 68 mijë e 500 dollarëve.

Ndërkaq, kriptovaluta Etherum, kaloi 4800-shin për herën e parë.

Rritjet rekorde zgjeruan tregun në përgjithësi. Shumë valuta të tjera përfituan nga rritja me Solanan e Cardanon që përjetuan rritje gati dyshifrore në përqindje shtatë ditët e fundit.

Përderisa është e vështirë të parashikohet, shumë ekspertë parashohin që Bitcoini e Etherumi të rriten edhe javëve në vazhdim.

Komento: