Shqipëria e mrekullueshme kundër Moldavisë

22:51 | 14 Tetor 2019

Shqipëria spektakulare në Moldavi.

Një Shqipëri krejtësisht tjetër. Një Shqipëri që shënon shumë gola dhe nuk është më ajo Shqipëria pa plan si ajo e Panuccit ku rrinte vetëm në mbrojtje. Kjo ishte Shqipëria sonte në Chisinau të Moldavisë ku fitoi me rezultat 0-4. Kjo e dërgon Shqipërinë në kuotën e 12 pikëve në Grupin H.

Shqipëria ka treguar edhe njëherë se është një Kombëtare tjetër me trajnerin Edi Reja. Ata sonte e kanë përfunduar me shumë sukses përvojën e tyre në Moldavi të cilën kombëtare e kanë mundur me rezultat 0-4.

Golin e parë për Shqipërinë erdhi në minutën e 22-të. Ishte Sokol Cikalleshi që shënoi gol pasi mori një top të mirë nga ish mbrojtësi i Kombëtares se Kosovës, Ardian Ismajli.
Goli i dytë për Shqipërinë ishte më shumë një dhuratë nga Moldavia.

Ishte Keidi Bare që shfrytëzoi për mrekulli një gabim të portierit Kosolev për të shënuar në minutën e 34-të te ndeshjes.

E për të treguar se Shqipëria ka të ardhme aty ishte Lorenc Trashi, i cili u asistua nga Amir Abrashi dhe shënoi në minutën e 40-të.
Pjesa e dytë prapë u kontrollua për mrekulli nga Shqipëria të cilët kishin posedimin në masën 70 për qind dhe patën diku rreth 7 goditje në portë.

E kur u mundua që ndeshja do të përfundojë me rezultat 0-3, por Shqipëria shënoi edhe golin e katër.

Ishte Odise Roshi që shënoi në minutën e dytë shtesë të ndeshjes për rezultat 0-4.

Pas kësaj fitore Shqipëria rënditet e katërta në grup me 12 pikë, 3 më shumë ka Islanda në pozitën e tretë kurse dy pozitat e para janë të Francës dhe Turqisë të cilat barazuan sonte 1-1 në Francë.

Komento: