Shqipëria merr lajmin e keq nga FIFA

11:16 | 24 Tetor 2019

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie në renditjen e re të FIFA-së.

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror sot ka përditësuar listën e renditjeve të kombëtareve pas përfundimit të ndeshjeve të këtij fillim muaji.

Shqipëria tashmë radhitet në pozitën e 65-të me 1367 pikë, një më poshtë se sa renditja e kaluar.

‘Kuqezinjtë’ në dy ndeshjet e muajit tetor arritën një fitore (kundër Moldavisë 4-0) dhe një humbje (kundër Turqisë 1-0).

Gjithashtu, skuadra e Eduardo Rejas nuk ka asnjë gjasë për t’u kualifikuar në EURO 2020.

Komento: