Shqipëria pëson rënie në renditjen e re të FIFA-së

13:43 | 24 Tetor 2019

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësar rënie.

FIFA sot ka përditësuar listën e renditjeve të kombëtareve pas përfundimit të ndeshjeve të këtij fillim muaji.

Shqipëria tashmë radhitet në pozitën e 65-të me 1367 pikë, një më poshtë se sa renditja e kaluar, shkruan lajmi.net.

‘Kuqezinjtë’ në dy ndeshjet e muajit tetor arritën një fitore (kundër Moldavisë 4-0) dhe një humbje (kundër Turqisë 1-0).

Gjithashtu, skuadra e Eduardo Rejas nuk ka asnjë gjasë për t’u kualifikuar në EURO 2020. /Lajmi.net/

Komento: