Shqiptarë e serbë të zonave të thella, s’kanë informacione për vaksinimin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shqiptarë e serbë të zonave të thella, s’kanë informacione për vaksinimin

14:02 | 04 Dhjetor 2021

Pa informacione rreth vaksinimit anti-COVID

Shqiptarë e serbë që jetojnë në zona të thella të Kosovës kanë pak informacione rreth procesit të vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19.

Disa prej tyre që i ka vizituar organizata e Kryqit të Kuq muajve të fundit, në qytetin e Kamenicës dhe Ranillugut, refuzojnë të vaksinohen, për shkak të informacioneve të ndryshme që kanë dëgjuar e lexuar në internet, shkruan REL.

Por, ka edhe të tillë që nuk kanë mundësi të udhëtojnë deri te qendrat e vaksinimit.

Kujtojmë se sot në të gjitha Qendra e vaksinimit në vend me vendim të Komiteti për vaksinim në kuadër të ministrisë së Shëndetësisë, ka rifilluar vaksinimi edhe në vikend

Ndërkaq, Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 33 pacientë nga Covid-19.

Sipas njoftimit, 11 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19, teksa 22 të tjerë janë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në kujdes intensiv në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient.

Komento: