
S’thuhet kot që një femër e lumtur është një femër e bukur e këtë më së miri po e dëshmon Gresa Behluli.
Jo shumë kohë pasi kurorzoi dashurinë e saj me martesë, martesë të cilën u mundua që ta mbante sa ma larg vëmëndjes mediatike, Gresa tani është në pritje të ëmbël, përcjell ORAinfo.
Për ta rikujtuar më së miri periudhën e shtatzënisë, Gresa së fundi ka bërë një fotosesion të cilin e ka ndarë me të gjithë ne përmes profilit të saj në Instagram ku shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë jeshile.
Përveç faktiti që Gresa po duket shumë bukur, ajo çfarë më së shumti po tërhjekë vëmendje është paraqitja e saj në këtë fustan te shkurtër pasi që nuk jemi mësuar që ta shohim Gresën me veshje te tilla kaq ekstravagante. /ORAinfo/


