Shtrenjtimi i miellit, furrat paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shtrenjtimi i miellit, furrat paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës

09:05 | 13 Tetor 2021

Me rritjen e çmimit të miellit, furrtarët kanë paralajmëruar për rritjen e çmimit të bukës.

Disa nga pronarët e furrave në Prishtinë e shohin të pashmangshme rritjen e çmimit të bukës, me rritjen e çmimeve të produkteve të tjera.

Një nga ta ka thënë se nëse nuk ka ngritje të mëtutjeshme të çmimit të miellit, buka mund të shtrenjtohet për 10 centë, duke u bërë 50 centë.

Ai për ATV ka thënë se për 10 centë është shtrenjtuar edhe bureku.

“Çmimin e bukës e kemi pas 40 centë qe një vit. Për momentin s’ka ndryshu bajagi shumë, por ne ende jemi në çmimin e vjetër. Është afat shkurtër, ekziston mundësia që të ngritët prapë çmimi.

Është e obligueshme edhe për neve me i rrit çmimit. Ndoshta edhe buka duhet të lëvizë 10 centë më shtrenjtë, pra të bëhet 50 centë”, ka thënë pronari i një furre.

Komento: