Shtyhet ndeshja Arsenal – Liverpool në EFL Cup

16:51 | 05 Janar 2022

Ndeshja Arsenal – Liverpool në EFL Cup është shtyrë.

Ndeshja e paraparë të zhvillohet të enjten më 6 janar, mes Arsenalit dhe Liverpooli në kuadër të gjysmëfinales të EFL Cup është shtyrë.

Ka qenë klubi i Liverpoolit, ai që ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes, duke bërë kërkesë në EFL për shkak të rritjes së numrit të rasteve të dyshuara pozitive me COVID-19 te lojtarët dhe stafi.

Të dyja klubet e kanë konfirmuar shtyrjen e ndeshjes dhe datat e reja të caktuara.

E para nga dy ndeshjet do të luhet tani në ‘Anfield Road’ më 13 janar, ndërsa ndeshja kthyese do të zhvillohet në “Emirates Stadium” të enjten më 20 janar.

Liverpooli e ka falënderuar EFL dhe Arsenalin për mirëkuptimin për shtyrjen e ndeshjes.

Në anën tjetër Arsenali i ka njoftuar tifozët e tyre se biletat për ndeshjen e së enjtes do të vlejnë edhe për orarin e ri.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të zhvillohet mes Tottenhamit dhe Chelseat.

Komento: