Si lojë fëmijësh: Ribashkohen sërish Loredana dhe Mozzik?

16:55 | 08 Prill 2022

Ribashkohen Loredana dhe Mozzik?

Loredana dhe Mozzik janë njëri nga çiftet të cilët kanë qenë në qendër të vëmendjes edhe pas ndarjes së tyre.

Fansat e tyre kanë ndjekur çdo lëvizje të artistëve në fjalë, duke vërejtur kështu edhe ndryshimet më të vogla tek ta.

Së fundmi, ajo që ka marrë vëmendjen ishte një postim i Loredanes në rrjetin social “Instagram” .

Ndjekësit kanë vënë re se çizmet e veshura nga reperja në foton e fundit, janë të njëjta me ato të ish-partnerit të saj Mozzik, i cili i ka veshur disa ditë më parë.

Komento: