Silva habitë të gjithë me dëshirën e tij për tu transferuar të ku ekip

00:00 | 19 Mars 2022

Silva thotë se dëshiron te rikthehet te ish-skuadra e tij

Bernardo Silva ka pranuar se do të dëshironte të rikthehej në Portugali, pas një apo dy viteve.

Portugezi shprehu dëshirën për t’u larguar nga “Etihad Stadium” verën e kaluar për arsye personale, por në fund mbeti te “Qytetarët” dhe ka është një prej lojtarëve kyç këtë sezon.

Silva besohet të jetë i pakënaqur me jetesën në Angli, teksa së fundmi ka pranuar se dëshiron të kthehet në atdheun e tij në të ardhmen e afërt, potencialisht për t’u ribashkuar me Benfican .

“Më mungon shumë Portugalia. Nëse do të mund të kthehesha pas një ose dy vitesh, do ta bëja. Jo vetëm sepse do të doja të luaja përsëri për Benfican, por sepse më mungon shumë familja ime dhe jeta në Portugali”, tha Silva për “Channel 11”.

27-vjeçari deri më tani në këtë sezon ka regjistruar 38 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me dhjetë gola dhe katër asistime.

Portugezi ka kontratë të vlefshme me Manchester Cityn deri më 30 qershor 2025.

Bernardo Silva është produkt i klubit të Benficas, teksa ishte edhe pjesë e Monacos në Francë para transferimit te kampioni anglez.

Komento: