Silva-Milan, vjen lajmi i papritur

19:22 | 23 Gusht 2019

Andre Silva, nuk është më i dëshiruar te Milan.

Milan në këto ditë të fundit të merkatos duket më i fokusuar në transferimet dalëse sesa ato hyrëse.

Mes Laxalt që pritet të largohet drejt Atalantas, një tjetër lojtar që do t’I bashkohet listës së lojtarëve të larguar do të jetë dhe sulmuesi portugez Andre Silva, I cili nuk bën pjesë në planet e teknikut Marco Giampaolo.

Sipas mediave italiane, agjenti i lojtarit, Jorge Mendes ka nisur kontaktet e para me skuadrat e interesuara, të cilat kërkojnë ta mbyllin sa më shpejt me transferimin.

Sipas “Corriere della Sera”, lojtari ndiqet nga Valencia, Lille dhe Sportingu i Lisbonës. Ekipi spanjolli Valencias e shikon lojtarin si një zëvendësues ideal të Morenos I cili pritet të largohet drejt Atletico Madrid.

Sezonin e shkuar, Silva ishte pjesë e Sevillas, por nuk arriti që të bind drejtuesit spanjoll për të paguar shumën prej 35 milionë euro të vendosur nga kuqezinjtë.

Tashmë kushtet për shitjen e tij janë më të ulëta, ku besohet se Milani është i gatshëm ta lë të lirë për shifrën e 25 milionë euro.

Komento: