Simeone ia tregon derën yllit të madh

22:44 | 14 Dhjetor 2019

Gjigandi spanjoll i La Liga, Atletico Madrid është gati të lejojë që anësori Thomas Lemar të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit.

24-vjeçari ka kaluar një kohë të vështirë në fushatën në vazhdim ku nuk ka arritur të shënojë gol ose të sigurojë një asistim në 19 paraqitje,përcjell ORAinfo.

Prandaj, sipas raportit të fundit, Atletico është i gatshëm ta lërë Lemarin të largohet në dritaren e transferimit të mesit të sezonit, në mënyrë që të gjenerojë fonde për të forcuar fushat e tjera në skuadër./ORAinfo/

Komento: