Sinani nga ‘Zonja Fazilet’, ka të dashurën më të bukur turke

20:30 | 11 December 2018

Alp Navruz është aktori shumë i njohur turk dhe që me rolet e tij u bë i njohur jo vetëm në Turqi por duke vazhduar në vendet përreth e deri në Evropë e në veçanti në Kosovë.

Në publikun shqiptar ai u bë shumë i njohur me rolin e tij të ‘Sinanit’ në serialin shumë të pëlqyer turk ‘Zonja Fazilet dhe të bijat’, përcjell ORAinfo.

Mediat turke flasin për lidhjen e mundshme të tij me aktoren poashtu shumë të njohur turke Basak Parlak.

Përveç që është një ndër aktoret më të sukseshme turke, ajo është edhe një ndër femrat më të bukura të Turqisë./ORAinfo/

Komento: