Sinqeriteti i Besnik Tahirit: E kam ditur që s’fitoj në Podujevë, por u nxeha pak – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Sinqeriteti i Besnik Tahirit: E kam ditur që s’fitoj në Podujevë, por u nxeha pak

23:50 | 01 Dhjetor 2021

Besnik Tahiri tregohet i sinqertë: E kam ditur që s’fitoj në Podujevë, por u nxeha pak.

Ish-kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, për kryetar të Podujevës, ka thënë se e ka ditur që nuk do të fitojë në këtë komunë, por se është nxehur pak në fushatë.

Besnik Tahiri në Kanal 10, ka thënë se ka qenë kënaqësi e madhe fushata që ka mbajtur në Podujevë, e sidomos aktivitetet 8 mujore.

Ai ka folur edhe për rezultatin zgjedhor, ku ka thënë se e ka ditur që nuk do të fitojë.

“Kur kam hy në garë unë nuk kam besu që do të fitojë, por masanej duke e ndërtu ekipin, kogja u nxeha mirëpo në fund e mora at rezultat”, ka thënë Tahiri.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Besnik Tahiri u radhit i katërti me 4 % apo me 1531 vota.

Komento: