S”ka kush që e ndal “armatën” e quajtur LIVERPOOL

22:46 | 29 Janar 2020

Nuk ka kush që e ndal Liverpoolin.

Liverpooli ka fituar 2-0 në udhëtim te West Hami në kuadër të javës së 24 në Ligën Premier.

The Reds janë barazuar me të gjitha skuadrat nga liga angleze, pasi kishte një takim më pak dhe atë arriti ta kalonte me sukses.

Pas 35 minutash lojë, Mohamed Salah e kaloi Liverpoolin në epërsi me golin e shënuar nga penalltia.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat minimal, derisa në të dytën u shënuan edhe një.

Ishte Alex Oxlade-Chamberlain që shënoi në minutën e 52-të nga një asistim perfekt i sulmuesit egjiptian.

Skuadra e Jurgen Klopp kishte edhe disa shanse të mira për gol, mirëpo nuk arritën t’i konvertonin ato.

Pas javës së 24-të, Liverpooli vazhdon të jetë lider me 70 pikë të grumbulluara, 19 më shumë se Manchester City që është në vendin e dytë.

Në xhiron e 25-të, gjashtë herë kampioni evropian do të takohet me Southamptonin në Anfield Road.

Komento: