S”ka kush që e ndal Interin, Conte vjen me dy transferim gjigante

18:34 | 25 Tetor 2019

Arturo Vidal është i pakënaqur në kohën e tij të lojës në Barcelona dhe mund të jetë i hapur për një transferim të janarit në Inter, thonë raportet.

Mesfushori kilian ka filluar vetëm një ndeshje këtë sezon për Blaugrana dhe ka luajtur pak më shumë se 200 minuta në të gjithë tërësinë e fushatës deri më tani,përcjell ORAinfo.

Calciomercato citon Gazzetta dello Sport ndërsa raporton se mesfushori qendror tani mund të bashkohej me klubin milanez këtë janar, së bashku me mesfushorin e Manchester United, Nemanja Matic./ORAinfo/

Komento: