Kylian Mbappe është vetëm 20 vjeç dhe duket se bindshëm I ka hedhur “themelet” në sportin më të populluar në botë, futbollin.
Sonte, në transfertën që PSG-ja luajti në transfertën ndaj Club Brugge (0-5), sulmuesi shënoi 3 gola, që në total e bëjnë atë të arrijë shifrën e 15 golave në këtë kompeticion, duke u bërë kështu lojtari më I ri që e ka bërë diçka të tillë në Champions.
Kampioni I botës, shihet si e ardhmja e futbollit, si lojtari që në vitet që do të pasojnë, do të jetë në gjendje të konkurojë atë që kanë bërë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.