S”ka vend te Juventus, Ronaldo i dërgon mesazh fansave

21:03 | 22 Nëntor 2019

Më herët sot u bë e ditur se Cristiano Ronaldo do të humbasë përplasjen e Juventusit kundër Atalanta nesër pasdite.

Në fakt, ylli portugez nuk u përfshi në skuadrën e 20 futbollistëve të Maurizio Sarri, pasi ai ende po lufton me një lëndim,përcjell ORAinfo.

Në Instagram, CR7 u dërgoi një mesazh tifozëve nga terreni, duke konfirmuar se ai po shërohet nga një dëmtim.

“Përqendruar në rikuperimin tim që të kthehem shpejt!”. Si rezultat i mungesës së tij, Sarri mund të zgjedhë dyshen, Dybala-Higuain përpara për përplasjen e së nesërmes./ORAinfo/

Komento: