Skandal: Nafta në Kosovë po përzihet dhe po tëhollohet me materiale të tjera

11:07 | 16 Mars 2022

Zbulohet edhe një skandal: Nafta në Kosovë po përzihet dhe po tëhollohet me materiale të tjera.

Mungesa e kontrollit të cilësisë së naftës në tregun kosovar ka çuar edhe në keqpërdorim të furnizuesve të këtij derivati.

Në një hulumtim të realizuar nga KIKS Kosova, nga pesë mostra të marra të naftës në pika të derivateve në Prishtinë dhe rrethinë, si dhe komuna të tjera, 40% nga to kanë dalë jashtë parametrave të cilësisë.

Në dy nga pesë mostrat, pika e ndezjes ka shkuar në 33.5 dhe 53.5.

Sipas standardeve të caktuara të cilësisë së naftës, vlera normale e pikës së ndezjes duhet të jetë 55.5.

Komento: