
Drejtori Sportiv i Sevilla, Monchi ka hequr dorë për të nënshkruar mesfushorin veteran të FC Barcelona, Ivan Rakitic në të ardhmen e afërt.
Mesfushori kroat është lidhur me një largim nga klubi me bazë katalanase pasi humbi vendin e tij në XI-shën që nga ardhja e të riut Frankie De Jong në verë,përcjell ORAinfo.

Monchi, ndërsa fliste për Canal Sur Radio, përjashtoi një veprim për mesfushorin i cili ka kaluar tre sezone në klub nga 2011 deri në 2014 dhe tani po tërheq interes nga Juventus.
“Nuk e di nëse do të ndodhë brenda disa viteve, por sot është shumë e vështirë,” tha ai. “Ai ka një kontratë me Barcelona dhe është nga Barcelona. Ai nuk e ka humbur dashurinë për klubin tonë, por sot është diçka e parealizueshme “, përfundo Monchi./ORAinfo/