Skuadra franceze ia prish planet Milanit

23:06 | 25 Dhjetor 2019

AS Monaco, është bashkuar në garën për të nënshkruar qendërmbrojtësin e të Barcelonës, Jean-Clair Todibo.

19-vjeçari është duke u vlerësuar shumë në komunitetin e futbollit dhe është lidhur me një largim nga skuadra katalanase për shkak të mungesës së kohës së lojës në fushatën në vazhdim, përcjell ORAinfo.

Ka pasur raporte me interes për Todibo nga AC Milan dhe gjigantët e Premier League ,por sipas raportit të fundit, Monaco gjithashtu i është bashkuar garës për të nënshkruar mbrojtësin francez.

Todibo i është bashkuar Barcelonës nga klubi francez Toulouse në verën e vitit 2019 për një tarifë transferimi të raportuar prej vetëm 1 milion €./ORAinfo/

Komento: