S’ndalet Shaqiri as në SHBA, shënon golin e parë

09:38 | 20 Mars 2022

Futbollisti shqiptar ka filluar një synim të ri në SHBA.

Xherdan Shaqiri e ka gjetur rrugën e golit me klubin e ri, Chicago Fire. Futbollisti me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit shënoi golin e parë me klubin amerikan.

Chicago Fire fitoi 3:1 ndaj Sporting Kansas City, ndërsa Xherdan Shaqiri e shënoi golin nga penalltia në minutën e 50-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Chicago Fire shkojnë në vendin e dytë me tetë pikë në Konferencën Lindore./Express/

Komento: