Sot është njëra ndër femrat më joshëse, por ja si dukej dikur Tanya

13:03 | 17 Dhjetor 2018

Rep-artistja, Doruntina Shala e njohur me emrin artistik Tayna për një kohë të shkurtër u bë emri që po pushton të gjitha mediat rozë.

Tayna shumë shpejt arriti t’i rrëmbejë zemrat e fansave dhe tashmë u bë emri më i dashur për të gjithë. E gjithë jeta e saj është në qendër të vëmendjes, e në një farë forme ajo i shpërblen fansat e saj duke ndarë me ta çdo moment të jetës përmes rrjeteve sociale.

Në storie të Instagramit Tayna ka publikuar një fotografi kur ka qenë më e vogël dhe mund të themi lirisht se nuk ka ndonjë dallim nga Tayna e sotme, me energji pozitive, shkruan rtv21.tv “Tikaaa ogeeeel”, është përshkrimi mbi këtë fotografi të Taynas.

Tayna dje ka publikuar një video në Instagram nga një supermarket bashkë me Ledri Vulën, e kjo mund të jetë sinjal se po vjen një bashkëpunim mes tyre. Ky bashkëpunim do të mirëpritej nga fansat e dyshes, pasiqë në postin e Taynas kanë lënë komente mjaft pozitive. Projekti i fundit i Taynas është “Pow Pow”, këngë e cila në kanalin Youtube deri më tani ka arritur mbi 5 milionë klikime.

Komento: