
Halil Matoshi ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Adresa”, ku nuk munguan ironitë dhe deklaratat e forta për pushtetin dhe opozitën.
Matoshi tha se në demokraci fitues është ai që merr votën e sovranit, duke shtuar se pushteti nuk mbahet me imponim apo uzurpim.
“S’e kam mendu demokracinë pa ndërrim të pushtetit. Humb ose fiton zgjedhjet ai që e merr votën e sovranit”, deklaroi ai.
Në fund të debatit, ai përdori edhe një ironi politike ndaj situatës në vend, duke thënë: “Sot Kurti pjek qebapa, tash ka me pjek edhe opozita”.
Deklarata e tij ka nxitur reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale.