
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, sot luhen dy super ndeshje.
Gara elitare e Evropës për klube, Liga e Kampionëve, rikthehet sot për ndeshjet e xhiros së pestë të fazës së grupeve.
Ndeshjet që marrin vëmendjen janë ato mes Real Madridit dhe PSG-së dhe Juventusit dhe Atletico Madridit.
Real Madrid do të kërkojë hakmarrje ndaj parizianëve, të cilët nuk dinë për humbje këtë sezon në Ligën e Kampionëve, përcjell lajmi.
Në anën tjetër, Juventus me një barazim në Torino, siguron vendin e parë në grupin D.
Ndeshjet tjera që luhen sot, janë edhe Galatasaray – Club Brugge, Lokomotiva e Moskës – Bayer Leverkusen, Atalanta – D. Zagrep, Crevena Zvezda – Bayern Munich, Manchester City – Shakhtar Donetsk dhe Tottenham – Olympiacos