Sot mblidhet Qeveria

09:06 | 10 Nëntor 2021

Kurti mbledh sot ministrat.

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin do të mblidhet sot, me fillim prej orës 10:00, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar media.

“Ngjarja që zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, mund të përcillet vetëm nga gazetarët, kameramanët dhe fotografët që janë të akredituar dhe kanë me vete kartelat e akreditimit.

Po ashtu, për ngjarjet që zhvillohen në ndërtesë të Qeverisë luten gazetarët, kameramanët dhe fotografët që të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe t’i vendosin ato”, thuhet në njoftim.

Komento: