Southampton ‘pushtohet’ nga tifozët kosovar

19:19 | 10 Shtator 2019

Ndeshja Kosovë – Angli do të zhvillohet sonte.

Forma e shkëlqyeshme që po kalon Kombëtarja e Kosovës ka rritur entuziazmin edhe për ndeshjen ndaj një skuadre të madhe siç është Anglia.

Rreth 1600 tifozë kosovarë kanë mbërritur në Southampton për ta parë nga afër ndeshjen e sontme, e cila fillon nga ora 20:45.

‘Dardanët’ tani duket se janë mbledhur afër stadiumin, ku kanë mbetur edhe dy orë pa nisur ndeshja.
Në fotot e siguruara nga lajmi.net, shihet se po mbretëron një atmosferë e mirë brenda tifozëve nga Kosova.

Më poshtë mund të shihni çfarë po ndodh aktualisht në hyrjen e stadiumit ”St Mary’s” dhe në rrugët e qytetit të Southampton.

Komento: