
Kombëtarja e Spanjës është kampioni i ri i botës, pas triumfit në finalen e madhe të Botërorit 2026 ndaj Argjentinës.
Spanja triumfoi 1-0 ndaj kampionit paraprak të botës, vetëm pas vazhdimeve, ndonëse e dominoi ndeshjen përgjatë 120 minutave.
Spanjollët krijuan tepër shumë, por nuk arritën të gjejnë golin e fitore, deri në minutën e 106-të, kur sulmuesi Ferran Torres shënoi për 1-0.

Sulmuesi i Barcelonës u gjet më së miri në zonë, pas një topi të kthyer nga Nico Ëilliams, duke shënuar në portën e Emiliano Martinezit.
Argjentina ishte me një lojtar më pak gjatë tërë pjesës së vazhdimeve, pasi Enzo Fernandezi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 93-të të kohës së rregullt.
Enzo u ndëshkua me të kuq, pas dy të verdhëve dhe i la shokët në vazhdime me një lojtar më pak.
Argjentina nuk pati asnjë goditje në drejtim të portës së Spanjës, e cila u mbrojt nga Unai Simon.
Spanja me këtë triumf e ka siguruar titullin e dytë të kampionit të botës në historinë e saj, pas atij të vitit 2010.
Ndërkohë, Argjentina nuk arriti ta mbrojë titullin kampion, me një gjë të tillë që nuk kishte ndodhur që nga viti 1962.
Spanja e vazhdon suksesin e saj, pasi më 2024 u shpall kampione e Evropës.