Specialja miraton kërkesën e mbrojtjes së Krasniqit, video-konferencë për seancën dëgjimore

14:12 | 10 Nëntor 2020

Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Jakup Krasniqit, që paraqitjen fillestare të tij në seancën dëgjimore, ta bëjë përmes video-konferencës.

Këtë e ka thënë për klankosova. tv, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, ndërsa u shpreh se kjo formë seance është pjesë e Rregullores së Procedurës dhe Provave.

Sipas saj një kërkesë të tillë fillimisht e parashtron mbrojtësi i klientit, ndërsa më pas gjykatësi aprovon.

”Gjykatësi mund të pranojë një kërkesë për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore përmes video konferencës. Për shembull këtë mëngjes (të hënën), gjyqtari i procedurës paraprake miratoi kërkesën e mbrojtësit të z. Krasniqi për të marrë pjesë në paraqitjen fillestare të z. Krasniqi përmes video-konferencës. Kjo është në përputhje me Ligjin si dhe Rregulloren e Procedurës dhe Provave”.

Ish-Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, gjatë ditës së djeshme është paraqitur për herë të parë para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Tribunalin Special në Hagë.

Krasniqi ka thënë se është tepër i mllefosur dhe se në atë seancë gjendet pa të drejtë.

Ai ka shtuar se ndaj tij është bërë padrejtësi e madhe, ndërkaq është vetdeklaruar i pafajshëm.

Komento: