90min raporton se Ante Rebic mund të shkurtojë huazimin e tij sezonal në Milano dhe të kthehet në Eintracht Frankfurt në janar.
26-vjeçari ka kontaktuar me klubin e tij mëmë për të diskutuar situatën e tij në San Siro, ku ai ka luftuar për ta vendosur veten si të rregullt,përcjell ORAinfo.
Rebic ka filluar vetëm një ndeshje në Serie A për Milanin këtë sezon./ORAinfo/