Sporti në zi, vritet sportisti i njohur

16:27 | 27 Tetor 2019

Sporti botëror është tronditur nga një lajm i trishtë.

Federata Braziliane e Xhudos ka njoftuar se është qëlluar për vdekje ish-xhudisti Mario Sabino Junior.

“Familja braziliane e xhudos është në zi pas vdekjes së Mari Sabinos”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e federatës.

47-vjeçari e kishte përfaqësuar Brazilin në Olimpiadat e viteve 2000 dhe 2004, si dhe kishte fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të vitit 2003.

Ai gjithashtu kishte fituar medaljen e artë në vitin 2003 në Lojërat Pan-Amerikane.

Komento: