“Standardet e bukurisë ndryshojnë me kohën”, Kestrin Kumanova: Shoqëria i vendos normat, sot aktuale janë ndërhyrjet estetike

09:45 | 21 Prill 2026
“standardet-e-bukurise-ndryshojne-me-kohen”,-kestrin-kumanova:-shoqeria-i-vendos-normat,-sot-aktuale-jane-nderhyrjet-estetike

Gazetari Kestrin Kumanova, në emisionin e mëngjesit në Kanal 10, tek “Pika e ditës”, ka nxitur debat mbi standardet e bukurisë dhe ndikimin e shoqërisë në përcaktimin e tyre, duke theksuar se koncepti i së bukurës nuk është i qëndrueshëm, por ndryshon me kohën, shkruan Gazeta 10.

Sipas tij, për të kuptuar më mirë këtë fenomen, duhet t’i referohemi historisë, ku në shekujt e mëhershëm bukuria lidhej kryesisht me trupin e plotë dhe peshën më të madhe. Ndërkohë, me kalimin e kohës, ky perceptim ka ndryshuar ndjeshëm, duke i dhënë përparësi trupit më të dobët dhe formave më të holla.

“Kjo tregon qartë se shoqëria vendos vetë normat për atë që konsiderohet e bukur dhe çfarë jo,” tha Kumanova në “Pika e Ditës”.

Ai gjithashtu ndalet te zhvillimi i ndërhyrjeve estetike pas viteve ’90, të cilat i konsideron si një nga “zbulimet më të rëndësishme”, pasi u kanë dhënë njerëzve mundësinë të ndryshojnë apo përmirësojnë pjesët e trupit që nuk i pëlqejnë tek vetja.

Sipas gazetarit, kjo çështje është bërë gjithnjë e më aktuale edhe në shoqërinë tonë, ku debatet rreth standardeve të bukurisë dhe ndërhyrjeve estetike po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në publik./Gazeta 10

Deklarata e plotë: https://youtu.be/5QKKzmutM3I

Komento: